Paketa anti-KÇK, Gjata: Cënon parimet kushtetuese, po dublon SPAK

Për Partinë Demokratike, paketa anti-KÇK e miratuar me akt normativ të qeverisë cënon parimet kushtetuese. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në studion e lajmeve në Ora News tha se kjo paketë i shton kompetencat policisë.

Sipas Gjatës, kjo paketë u miratua nga frika e SPAK që kryeministri Rama sheh në horizont.

Çlirim Gjata: Duke e paraqitur tani këtë kërkon të lajë fytyrën po që e njohin të gjithë nëpërmjet një pakete të tillë. Ndërsa sa i takon përmbajtjes është antikushtetuese. E para nuk bëhet me akt normativ. Akti normativ është akt i qeverisë dhe del vetëm në situata tepër emergjente. Psh me akt normativ mund të dalë diçka për buxhetin për çështjen e tërmetit. Edhe atë nuk po e bën, se njerëzit janë nëpër çadra. Kemi institucionet e reja të drejtësisë, SPAK, BKH, ILD u emëruar njeriu i besuar i Ramës, KLGJ, KLP dhe Gjykata Speciale Antikorrupsion, kemi ligjin antimafia, kemi ligjin për sekuestrimin e pasurive të krimit, pra janë ligjet. Pse duhet paraqitur një paketë e tillë për ti shtuar kompetenca policisë. Nga vetë mënyra si është miratuar është antikushtetuese, cënon parimet kushtetuese. Pse u ngut ta nxirrte me akt normativ, sepse u krijua SPAK dhe sheh frikën në horizont. 

Gjata tha se kryeministri Edi Rama po dublon SPAK.

Çlirim Gjata: Ajo që ka në përmbajtje që e bën më antikushtetuese dhe të frikshme është dublimi i institucioneve kushtetuese, po dublon SPAK me një tip të komitetit të koordinimit, ku drejtuesi i komunitetet është ministri i Brendshëm. Prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK do shkojnë të japin llogari para ministrit.  

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata thotë se qeveria edhe emrin KÇK e ka të  vjedhur nga Partia Demokratike, e cila e ka thënë për këtë qeveri para disa vitesh.

SHKARKO APP