Paketa “Anti-Shpifje”, PS e vendosur për ta miratuar, Balla: Do të rrëzojmë dekretet e presidentit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla në një shkrim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me kthimin në Kuvend nga presidenti Ilir Meta të paketës Anti-Shpifje.
Balla shkruan se do të rrëzohen dekretet e presidentit dhe se do të vijojë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim te mundshem te legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen.
Postimi i plotë
Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese per shume aktore online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e te integritetit njerezor nga shpifja si edhe te vete publikut nga dezinformimi.
Prandaj ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim te mundshem te legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen.
Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e APKiE qe ia kaluan Komisionit te Venecias tekstin dhe mezi presim ta permirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera te Komisionit të Venecias.
Nderkohe sikurse e kemi thënë, institucionet përkatëse shqiptare do të punojmë ngushtësisht me OSBE per aktet e domosdoshme nënnligjore.