Paketa “AntiKÇK”, deputetja e PS: E miratuam se nuk kemi kohë të presim vettingun
Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, në Ditarin e orës 13:00 në A2, foli për miratimin e paketës anti KÇK dhe ligjit për masat pasurore ndaj krimit. Po ashtu, deputetja u pyet edhe për procesin e ndërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.
“Miratimi i kësaj pakete është një lajm shumë pozitiv. Bëhet fjalë për dy ligje, njëri është ligji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa tjetri është i ashtuquajturi KÇK. Nuk mund të presim deri në fund të Vettingut, kur disa gjyqtarë dhe prokurorë i bien në qafë qytetarëve nëpërmjet korrupsionit me veprime të padrejta. Kjo është një masë parandaluese sepse Vettingu merr kohën e tij. Ne kemi konstatuar raste kur gjyqtarë dhe prokurorë shfrytëzojnë kohën që u ka mbetur”,- tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

