Paketa e PD/Rama-Bashës: Nuk mund ta fusim Shqipërinë në gropë

Partia Demokratike ka propozuar 8 pika në ndihmë të shqiptarëve mbi situatën e krijuar nga koronavirusi. Duke folur në një lidhje për emisionin “Open”, kryeminstri Edi Rama thotë se opozita po bën poezi në kohë lufte, duke e cilësuar këtë një veprim të papërgjegjshëm.

”Zvicra nuk teston asnjë nën 65 vjeç, por ju thotë të rrinë në shtëpi. Ata që nuk janë në moshë të thyer duhet të kuptojnë se nësa kanë ndonjë simptomë të virusit të rrinë në shtpëi, se nuk ka çfarë bën askush, në asnjë anë të globit. I kam humbur kohët kur është dje dhe kur është sot, por referojuni deklaratës së bërë nga OBSH në Shqipëri. Problem me opozitën është se për opozitën nuk ka nesër, është vetëm sot. Për ne përgjegjësia është ta fitojmë këtë luftë jo duke e futur Shqipërinë në një gropë nga ku s’ka për të dalë kurrë, por duke adresuar të dyja aspektet. Në gjithë botën, opozitat bëjnë poezi, ndërsa qeveritë bëjnë prozë. Por, të bësh poezi në një kohë lufte, është papërgjegjshmëri. Opozita përhap panik, siç bëri me maskat. Të thuash që të mos paguajnë drita, tatime, asgjë, ndërkohë qeveria t’u japë qytetarëve gjithcka, do të thotë të bësh poezi dhe në mënyrën më të papërgjegjshme të sabotosh një përpjekje, që duhet të jetë e përbashkët për t’u përgatitur për luftë. Unë iu them njerëzve që do të bëjmë gjithcka që t’ia dalim kësaj sfide dhe që nesër jeta të rifillojë dhe ne të mos jemi të shtrirë përtokë, në pamundësi për të marrë në dorë jetën tonë”.

SHKARKO APP