Paketa e solidaritetit, PD: Diskriminon Shkodrën, Rama: Zot shpëtoji shkodranët nga bashkia e tyre

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin për diskriminim të veriut   edhe në paketën e solidaritetit ku parashikohet kompensimi i familjeve të përmbytura.

Në përgjigje kryeministri u përgjigj: se Ata që u përmbytën iu zeruan detyrimet e faturave të energjisë të pashlyera. dhe akuzoi Bashkinë e Shkodrës si inekzistente dhe pa kapacitete

Helidon Bushati: Nga 2498 familje të përmbytura në të gjithë vendin që do të dëmshpërblehen, nga veriu janë 120 familje, dhe ato janë në Lezhë, zero familje të nënshkrodrës nuk dëmshpërblehen. Ky është qëndrim diskriminues

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama: Kemi një problem që është bërë kronik me bashkinë e Shkodrës. Eshtë tërësisht inekzistente në raport me problemet e qytetarëve të vet. Eshtë e vetmja bashki në Shqipëri që nuk ka kapacitetin as sa një komunë e humbur e para 2015 për të përgatitur dokumentacion dhe argumentuar atë që ka ndodhur. Sa herë të flitet për bashkinë e shkodrës  më mirë thuaj “Zot shpëtoji qytetarët nga bashkia e tyre”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?