Profesor Uldedaj: Paketa ekonomike e qeverisë dhe pakënaqësitë e biznesit
Nga Prof. Gjokë Uldedaj*
Ekonomia dhe biznesi në këto momente të një krize ekonomike të pashoqe, duhet të jenë përparësi e vendimarrjeve të qeverisë. Qeveria duhet të kuptojë mirë dhe të jetë e përgatitur se humbjet në ekonomi do të jenë afat gjata. Në këto kushte, duhet të veprojë shpejt dhe pa humbur kohë që motorët e ekonomisë private të cilët kanë ndaluar ose kanë kufizuar ndjeshëm punën të mos ndalen.
Theksojmë se biznesi vendas i ka parashtruar qeverisë kërkesat e veta, në pritje të një pakete të thelluar ekonomike dhe financiare, që do të sigurojë mbijetesën e tyre e cila është e lidhur edhe me mbijetesën e individëve, sistemit banker dhe vetë shtetit.
Eksperienca e vendeve europiane dhe të rajonit tonë, të cilat kanë miratuar paketa ekonomike e financiare të paprecent, për të mbrojtur dhe mbështetur bizneset private, nxjerr komplet zbuluar veprimet dhe masat e deri tanishme të qeverisë shqiptare.
Është e dhimbëshme, që biznesi vendas nëpërmjet përfaqëusesve të saj ka deklaruar hapur mungesën e vëmëndjes së qeverisë, e cila po përpiqet të anashkalojë kërkesat e tyre,duke u kapur fort vetëm me aspektet shëndetësore dhe sociale dhe qëllimisht ka lënë jashtë vëmëndjes biznesin. Biznesi më shumë se një herë ka tërhequr vëmëndjen e qeverisë se dimensioni ekonomik dhe ai i biznesit marrin jë rëndësi jetike, pasi aty mbështetet e ardhmja jonë në aspektin akenomik, në aspektin sociale dhe atë zhvillimorë.
Bota, sot është future në recesion dhe pritet të kemi humbje të mëdha, ku sipas ekspertëve nëse vazhdon me këto ritme deri në fund të vitit parashikohet një rënie nga -10% deri -20% të PBB. Përball këtij recesioni vendi ynë është më i rrezikuar, në rrethanat kur trashigojmë një ekonomi të dobët me papunësi të madhe.
Qeveria ka shansin historik, që larg populizmit të derisotëm, që të ulet dhe të dialogojë me biznesin dhe të konsiderojë propozimet e tyre, duke ju referuar vendeve të ballkanit prendimor WB6. Paketat ekonomike këtyre vendeve, kanë patur në fokus kryesor sipërmarrjen private, duke marrë përsipër barrën e kësaj krize, nëpërmjet ndihmave direkte për sektorin privat, për ruajtjen e likujditeve, të shoqëruar edhe me masa të tjera të përjashtimit të detyrimeve dhe me politika stimuluese fiskale.
Sipërmarrja private, po tregohet shumë bashkpunuese, duke ofruar ekspertizën e saj qeverisë. Institucionet ligjore përfaqësuese të biznesit këto ditë kanë bërë një hap shumë të rëndësishëm, duke krijuar “Këshillin e Ekspertëve të Urgjencës Ekonomike”, me ekspertët më të mirë në vend, kështu që cdo kërkesë e tyre, është e bazuar, është përtej tyre dhe është interesë kombëtar.
Është detyrë parësore e qeverisë që ti përgjigjet kërkesave të biznesit dhe të instalojë një dialog real, pasi ajo cfar është bërë dhe deklaruar deri më tani është shumë largë pritshmërive është një butafori e pastër. Kërkesat e biznesit janë përtej kredisë sovrane me destinacion vetëm pagat. Nuk mund të diktohet biznesi që të marr kredi, për të paguar punonjësit e papunë dhe në kushtet e moskëthimit në një afat të caktuar, athere shteti bëhet pronar i këtij biznesi.
Kërkesat e biznesit janë më të thella, ato kanë të bëjnë me efektivitetin e ndërhyrjes në ekonomi, pasi natyra e kësaj krize është e pakrahasueshme,duke shkundur drejtpërdrejt të gjithë sistemin e prodhimit dhe të furnizimit. Kjo krizë ekonomike ka prekur thellë ofertën dhe kërkesën, por edhe arkën e shtetit dhe shumë shpejt do të reflektohet edhe në sistemin banker, duke ndikuar në portofolin e bankave dhe në sistemin e kreditimit.
Nëse paketa tjetër e qeverisë e dekleruar si plani “B”, nuk merr përbazë kërkesat e biznesit dhe nuk bazohet në eksperiencën e vendevë të tjera të rajonit dhe ato europiane që i kanë dhënë zgjidhje direkte, pasojat do të jenë të pariparueshme. Nuk mund të injorohen këto kërkesa me sllogane dhe larg cdo llogjike ekonomike. Theksojmë, se po kërkohen nga ata që kanë një kontribut mbi 80% të PBB, që punësojnë rreth 600 mijë punonjës dhe mbulojnë investime kapitale që e kalojnë shifrën 22% të PBB.
Biznesi me grupin e vetë të ekspertave I kërkojnë qeverisë që të bashkupunohet për ti paraprirë reformimit të ekonomisë shqiptare, duke gjetur burime të tjera alternative.
*Shkruar posaçërisht për “Koha Jonë”