Pakti PS-Rithemelimi, Basha: Pazar për interesat e Ramës, Berishës dhe vulë-humburve

Lulzim Basha mori pjesë këtë të shtunë në Kuvendin zgjedhor të degës 13 në Kryeqytet. Nga aty Basha ka kritikuar sërish akordin e arritur mes mazhorancës dhe Rithemelimit për normalizimin e jetës Parlamentare. Basha tha se revolucioni i ashtuquajtur prodhoi në pesë muaj kalimin e ligjeve nga Rama pa kritika nga opozita.

“Pazari i turpshëm i 48 orëve të fundit, por që në fakt ka qenë tenxhere me presion prej fillimit. Sepse hallexhinjtë e kësaj marke ia dinë gjuhën njëri-tjetrit, ia dinë ku i dhemb njëri-tjetrit dhe janë të gatshëm të bëjnë pazare me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin, por jo për shqiptarët.

Pazari i fundit, është padiskutim një pazar i pastër për interesat në radhë të parë dhe mbi të gjitha të Edi Ramës, i cili e sheh dhe e ndjek kudo që politikisht sot është një pakicë absolute në popull, bashkë me gjysmën e qeverisë, sepse gjysma tjetër ia ka marrë SPAK-u apo është në kërkim ndërkombëtar.

Interesat e Berishës dhe interesat e disa vulëhumburve që siç erdhën ashtu po ikin të katapultuar në politikë pa asnjë farë kontributi dhe që u janë ngjitur sytë, veshët, stomaku dhe të prapmet pas karrigeve që kanë qëllim të vetëm të ruajnë këto karrige duke sakrifikuar aspiratën e demokratëve dhe të shqiptarëve për rotacion”.

SHKARKO APP