Paloka: E sfidoj Ramën, nëse nuk ka kanabis iki nga Kuvendi

Kreu i deputetëve të PD-së, Edi Paloka ka bërë një sfidë publike për Kryeministrin Edi Rama. Ai e fton Ramën të vizitojnë bashkë zonat e Dibrës. Paloka thotë se nëse rezulton se nuk ka kanabis, ai do të largohet nga Kuvendi.

“E sfidoj publikisht Edi Ramën, të marrim mediat e të nisemi tani duke filluar nga Selishta e vazhduar në zona të tjera në Dibër. Nëse nuk ka kanabis, unë largohem nga parlamenti. Nëse ka, Edi Rama dhe qeveria e tij të japë dorëheqjen. Në të kundërt çdo shqiptar duhet ta dijë se si hashashi, korrupsioni dhe krimi vendosi për Dibrën”,- tha Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?