Paloka: Emrat e rinj të shefave të policisë që “kujdesen” për drogën

Partia Demokratike vazhdoi të denoncojë lidhjet e zyrtarëve të lartë në vend me mbjelljen e kanabisit.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se faktet janë tronditëse.

“Kemi sot të dhëna të reja për hartën e drogës, ndërthurjen e interesave, dhe mënyrën se si menaxhohet ajo nga njerëzit e Edi Ramës. Informacione që vijnë nga shërbimet partnere dhe shërbimet inteligjente të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-shefi i Komisariatit Nr.4 në Tiranë, Fatmir Lleshi është transferuar drejtor në Berat, ku të dhënat tregojnë se ky qark ka numrin më të madh të rrënjëve të kanabisit në gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat flasin se drejtori i SHISH në këtë zonë, është paguar më 270 mijë euro që të mos raportojë parcelat me drogë.

Dritan Lena, që me Edi Ramën u bë drejtor i policisë së Qarkut Lezhë, u hetua nga shërbimi i kontrollit të brendshëm, kur ishte shef i krimeve tek komisariati katër, dhe rezultoi se kishte marrë shuma parash nga një grup trafikantësh të drogës që kishin tre parcela hashashi në zonën e Zall Bastarrit. 

Në Tiranë është mbuluar me kanabis e “Çara e Selitës”, përballë “Qaf Mollës” – “Mali Dajt”. Pranë varrezave të Shish-Tufinës është hapur sipërfaqe me 60 dynymë për drogë, ku janë prerë pishat e larta. Merret dhe uji i pishëm i Selitës për të vaditur kanabisin. Fshatarët janë mashtruar dhe trafikantët kanë ngritur stalla gjoja për blegtori, po në fakt mbi 60 punëtorë merren me bimët narkotike. Raportohen 150 mijë deri në 200 mijë rrënjë.

Në liqenin e “Kollogjesht” – “mali Dajt” – në kufi me Elbasanin dhe Librazhdin, janë liruar zona të mëdhaja me fadroma, për kanabis. Ruhen me njerëz të armatosur.

Ne “Zallbastar” dhe “Zgurë”, Alban Ahmetaj, ish-drejtor i forcave operacionale, ka në zotërim parcela të tëra që ruhen nga një ish agjent krimesh, Hysni Mancaku.

Në Ersekë, ka mbi 80.000 rrënjë të mbjella në zonat Starje, Rehove dhe Leskovik. Shefi Komisaritit Erseke, Robert Ibraimi, shefi Komisariatit Devoll, Erjon Birce, shefi Komisaritit Maliq Arian Hoxha, drejtori i Kufirit Korçë, Dashamir Spaho, të gjithë në shërbim të drogës me në krye Drejtorin e Policisë, Ajet Zyberi.

Në zonën e Selcës në Tepelenë, janë mbjellë sasi të mëdha me kanabis. Përgjatë grykës së lumit Vjosë, prej gati 3 muajsh ulen avionë të vegjël dhe ngarkohen me drogë.

Fshati Bubës 1 – Përmet,  Bubës 2- Këlcyrë  – Ballaban, janë mbuluar me kanabis. Në Kolonjë, në fshatin Piskal, janë mbjellë sasi të mëdha droge.

Specialisti i SHKB-se Robert Haskaj, administron sipërfaqe të tëra me lëndë narkotike në fshatin Amonic. Robert Haskaj ka mbrojtjen e Drejtorit të SHÇBA, Arben Skendo.

Kështu ka përfunduar Shqipëria, e zhytur në drogë.

Edi Rama ka braktisur qeverisjen dhe interesat e qytetarëve.

Ai është në detyrë me krimin dhe për krimin,” tha Paloka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?