Paloka: I dëshpëruar nga humbja e pashmangshme, Rama kërkon shpëtim tek diversionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara në media për largimin e Presidentit Ilir Meta nga posti

Deklarata e plotë e Edi Palokës në Facebook:

“Paska filluar sërisht me diversionet i marri, Rama. Po ndan dhe postet tani! Sa i dëshpëruar mund të jetë njeriu dhe sa tmerrshëm e zhysin sondazhet sa kërkon të joshë, sa majtas sa djathtas. Njëherë donte të bëhej president, tani do e hiqka Metën nga presidenca e do e bëka ministër të brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

I ke bërë llogaritë gabim o i marrë po njerëzit s’janë dele. S’ka pazar që të shpëton ty dhe kriminelët që të sollen dhe të mbajnë në pushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

S’do ketë kurrë amnisti për ty e as për asnjë kriminel që pret të të sjellë vota ty dhe shpures tënde.

Meta ta ka bërë të qartë se s’ke asnjë shans ta heqësh që aty deri sa ti mbarojë mandati. E provove dhe dështove”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?