Paloka i kthehet Ramës: S’je bloger. Ke përgjegjësi për njerëzit

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reagaur ashpër ndaj daljeve live që bën kryeministri Edi Rama në Facebook.

Pëmes një mesazhi Paloka deklaron se Rama nuk është bloger, por një kryeministër frikacak.

REAGIMI I PALOKES
Nuk je bloger, je kryeministër o deficent e frikacak!
Është fatkeqësi! Është e tmerrshme !
Të kesh kryeministër në një situatë të tillë një deficent të papërgjegshëm, një frikacak e dështak që vazhdon e bën video selfi nga bunkeri ku është mbyllur duke këputur broçkulla e pa marrë asnjë masë reale.
E degjuat çfare tha tani …: “…atyre që kanë probleme dhe janë kapur të papërgatitur ju kërkoj ndjesë dhe të na e bëjnë hallall…”
O deficent, je kryeministër e ke përgjegjësi për këta njerëz, nuk je bloger që bën thirrje nga shtëpia e ju tregon njerëzve si të heqin mërzinë. Ka njerez qe janë në kufijtë e mbijetesës, kurse ti je futur në vrimë.
Mjer ky popull…!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?