Paloka i përgjigjet Ramës: Flet për ekonominë mësuesi i vizatimit, në krah me një mësues anglishteje dhe një shitëse sufllaqesh

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagon pas ironisë së kryeministrit Edi Rama me opozitën lidhur me emetimin e eurobondit për daljen nga kriza.

Paloka shkruan në “Facebook” se pikërisht ata që e çuan ekonominë shqiptare në humnerë dalin e flasin kundër specialistëve të ekonomisë në PD. Po me ironi, Paloka i përgjigjet Ramës me shprehjen popullore “Të kesh dy …, që një ta mbash e një ta çashë”.

“Paska dalë mësuesi i vizatimit, në krah me një mësues anglishteje dhe një shitëse sufllaqesh (pikërisht ata që e kanë çuar ekonominë shqiptare në humnerë, sepse e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të vjedhin) dhe paska bërë “ironi” me specialistët e ekonomisë të PD …!!! Si është ajo shprehja: “Të kesh dy …, që një ta mbash e një ta çashë…””, shkruan Paloka.

SHKARKO APP