Paloka në familjen e varfër në Durrës që jeton në çadër: Rama po bën premtime boshe
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka vizituar sot një familje në gjendje të vështirë ekonomike në Durrës. Shpresa Guçe prej më shumë se një viti jeton në çadër bashkë me mbesën e saj 4-vjeçare dhe të bijën, ndërsa thekson se vetëm në muajin shkurt të 2021 ka përfituar një bonus qiraje.
Shpresa tregoi se ka probleme shëndetësore kostot e të cilave nuk mund t’i përballojë pasi i kërkojnë të paguajë për ndërhyrjen kirurgjikale që i nevojitet. Ajo tha se deri më tani ndërhyrjen e ka shtyrë duke blerë ilaçe. Këto të fundit tashmë nuk ka më mundësi t’i përballojë nga ana ekonomike.
foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Gjatë vizitës së tij, Paloka theksoi se Rama premtoi 8 vite më parë shëndetësi falas për të gjithë, por nuk bëri asgjë. “Rama premtoi 4 vite më parë të ulë koston e jetesës dhe kosto e jetesës veçse është rritur. Tani ai po bën premtime të tjera boshe. Është koha për ndryshim.
Si rrjedhojë e varfërisë, Shpresa tregon se i biri është rrugëve dhe po përpiqet dëshpërimisht të gjejë mënyrën për t’u larguar me patjetër nga Shqipëria.”, tha Paloka.