Paloka: Nuk ka paqe me Ramën, e vetmja zgjidhje për krizën janë zgjedhjet e parakohshme

2019 u mbyll pa zgjidhje të krizës politike, ndërsa 2020 për demokratët duhet me patjetër ti japë fund problemeve të vjetra. Rrugët mbeten të njëjta. “E vetmja mënyrë, çfarë do të beje Rama për të zgjidhur krizën, janë zgjedhjet e parakohshme dhe ti japim mundësi shqiptarëve që me vullnet të lirë të zgjedhin ato që do i qeverisë ndryshe gjërat do të shkojnë akoma vetëm keq. Shpresoj dhe uroj dhe gjasat janë që viti 2020 të jetë vit ndryshimi”,- thotë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Por, si do e realizojë qëllimin e saj opozita? “E gjithë bota i thotë ta njohë dhe ta zgjidhë krizën. Rama nuk e njeh krizën. Edhe BE edhe kushtet që i janë vënë Ramës flasin për krizën. Së pari ta njohë dhe ta zgjidhë, së dyti pa opozitën s’mund ta zgjidhë krizën”,- tha Paloka për Top Channel.
Në janar demokratët bëjnë publike propozimet për reformën zgjedhore dhe presin që hapin e radhës ta hedhë mazhoranca për t’u ulur jashtë parlamentit. “Nëse nuk është dakort me propozimet tona të ketë një kundër propozim se duam atë tryezë që pranoni ju dhe të kemi tryezë tjetër por jo atë komision që ai përfaqëson parlamentin vetëm të një pale. Ne jemi të gatshëm. Ne nuk e shuajmë funksionin e komisionit se në fund fare Kodi Zgjedhor aty do miratohet”,- thotë Paloka.
Zbutja e retorikës para vendimit të negociatave dhe pas tërmetit të 26 nëntorit u lexua si zbutje qëndrimi në krahun kundërshtar, por nënkryetari demokrat Edi Paloka mohon dhe flet për qëndrim të detyruar. “Dy armëpushime të detyruara, por jo paqe me Ramën. Kishim krize politike dhe jemi para një krize humanitare, janarin se shoh ndryshe vetëm si përballje me këtë qeveri”,- tha Paloka.
Top Channel

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?