Paloka për ”KJ”: Rama nuk i qëndron marrëveshjeve. Lojë të pisët me ”opozitën” surrogato
Bisedoi: Redjon Shtylla
Këtë të enjte në Kuvend, kryeministri Edi Rama ”sulmoi” opozitën vetëm pse kjo e fundit, përmes një letre për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi që të miratohet pa asnjë ndryshim marrëveshja e arritur për Kodin Zgjedhor.
Në një prononcim për ”Koha Jonë”, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama e ka treguar se nuk i qëndron marrëveshjeve. Paloka thekson ndër të tjera se kreu i qeverisë ka futur në lojë të pisët opozitën ”surrogato” dhe për të, Rama po luan pjesën sikur ai i qëndron marrëveshjes, po nuk ka çfarë ti bëj ”opozitës” në Parlament.
”Të njëjtën gjë duket se po bën dhe tani me hile të vogla prej të paburri, duke futur në një lojë të pisët surrogato opozitën që i quan dhe “palë e tretë” në një kohë që nuk ka qen e mace që nuk e di se ata janë krejtësisht në shërbim të Ramës”.
Prononcimi i plotë
Edi Rama ka nënshkruar një marrëveshje që kur është ulur në tryezë për Reformën Zgjedhore. Sipas asaj marrëveshje vendimet në tryezë do merren në mënyrë konsensuale dhe më pas produkti i dalë nga ajo tryezë do të miratohet pa asnjë ndryshim, e theksoj “PA ASNJË NDRYSHIM” në Parlament.
Asgjë më shumë se kaq nuk po i kujton opozita, marrëveshjen që ka nënshkruar. E vërteta është që Rama në kaq vite politike nuk i ka qëndruar asnjë marrëveshje.
Të njëjtën gjë duket se po bën dhe tani me hile të vogla prej të paburri duke futur në një lojë të pisët surrogato opozitën që i quan dhe “palë e tretë” në një kohë që nuk ka qen e mace që nuk e di se ata janë krejtësisht në shërbim të Ramës.
Pra në mënyrë krejt të trashë, Rama po luan pjesën sikur ai i qëndron marrëveshjes po nuk ka çfarë ti bëj “opozitës” në Parlament.