Paloka: Pse i duhet Elisës një mandat i tretë?

Përmes një statusi në facebook, numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagon mbi deklaratat e bëra sot nga Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali se PS do të fitojë edhe në mandatin e tretë qeverisës. Ndërsa shtron pyetjen se ‘përse i duhet Elisës një mandat i tretë’, Paloka zbulon sakaq edhe ngjarjen e ndodhur në fillim të këtij viti, në banesën e ministres.

“Pse i duhet Elisës një mandat i tretë? Mos vallë sepse në janar të ketij viti i hynë hajdutët në shtëpi? Po në se i vodhën shtëpinë, pse nuk ka një denoncim zyrtar në polici ?!! Cfarë kanë vjedhur hajdutët në shtëpinë e ministres së Ramës , ish-drejtoreshë e doganave, që nuk e lejon të bëj denoncim në polici ?!! Prandaj i duhet një mandat i tretë , që të “kompensoj humbjet” dhe të barazohet prapë me kolegët ?” shkruan Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?