Paloka: Rama jep një gjel se kemi zgjedhjet
60 mijë lekë është shpërblimi i vitit nga qeveria për pensionistët. Nuk ka kaluar pa komente, sic u cilësua “hapja e thesit” e qeverisë për shpërblimet e fundvitit. Një ndër ta që ka ironizuar, është dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.
Sipas tij, taksat dhe tatimet janë rritur dhe se shpërblimet do i jap pasi vitin e ardhshëm ka zgjedhje dhe se me këto para do t’u blejë edhe votën.
“Tani që është kryeministër hiqet edhe si piktor. Tani që u bë kryeministër, të paktën ta shfrytëzojë për të bërë piktorin. Çfarë galerish që duhen nga 200 mijë dollarë për t’u ekspozuar. Këto janë paratë që japim ne. Janë para që shkojnë te xhepi i tij dhe sot vjen këtu dhe mburet, po ju jap 6 mijë lekë, po ju jap një gjel. Ka mbushur një llogari që i duhet për ditë të zeza. Prapë nga paratë tona, nga xhepi jonë dhe sot vjen këtu”,-është shprehur Paloka.
KOHA JONË SONDAZH

