Paloka- Ramës: Me sulmet ndaj opozitës tregon se nuk u del dot zot shqiptarëve

Nënkrytari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur Ramës pasi ky i fundit sulmoi liderin e opozitës Lulzim Basha për propozimet e tij.

Paloka shprehet se sulmet ndaj opozitës në këtë kohë tregojnë se Rama nuk u del dot zot shqiptarëve.
Sipas Palokës turp dhe tradhti është që të shkosh pas oligarkëve, mos testosh qytetarët si dhe të mos ndihmosh ata bizneset në një kohë kur nuk kanë bukë për fëmijët.

Sa për dështimin nënkryetari i PD shprehet se Rama po e fsheh duke bërë politikë në një kohë kur Shqipëria është në luftë me koronavirusin.

STATUSI I EDI PALOKËS

Çfarë është turp sot?

A është turp të kërkosh mbështetje financiare për biznesin?

A është turp të kërkosh mbështetje financiare për njerëzit që s’kanë bukë të hanë?

A është turp që të kërkosh të testohen mjekët, policët, njerëzit në vijë të parë të ekspozuar ndaj Covid 19 dhe qytetarët që kanë qenë në kontakt me persona bartës të virusit?

A është turp të kërkosh që lekët e 10 oligarkëve, Rama t’ua japë qytetarëve që sot po vuajnë për bukën e gojës?

Turp dhe tradhti ndaj shqiptarëve sot është të shkosh pas oligarkëve, të mos testosh qytetarët, të mos ndihmosh biznesin dhe qytetarët që nuk kanë bukë për fëmijët.

Të bësh politikë nga mëngjesi në darkë sot është të fshehësh dështimin. Të sulmosh sot opozitën tregon se s’ke ndërmend t’u dalësh zot shqiptarëve, por të vazhdosh avazin e vjetër që gjithkush ka faj për dështimet e Ramës, përveç atij vetë!

 

SHKARKO APP