Paloka: Shqiptarët të braktisur në pandemi e varfëri, Rama i shpenzon paratë tona në një udhëtim kënaqësie

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është rikthyer sërish vizitës që kryeministri Edi Rama zhvilloi javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vizitë të cilën e arsyetoi me argumentin se do shkonte për të negociuar për marrjen e vaksinës antiCovid.

Përmes rrjeteve sociale, Paloka shprehet se ndërsa Shqipëria vuan nga kriza e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, ndërsa policia përdori dhunë ndaj të rinjve në rrugë, Edi Rama vazhdonte udhëtimin e tij luksoz javën e kaluar për të bërë pazar në dyqanet luksoze të New York-ut.

“Ndërsa Shqipëria vuan nga kriza e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, ndërsa policia përdori dhunë ndaj të rinjve në rrugë, Edi Rama vazhdonte udhëtimin e tij luksoz javën e kaluar për të bërë pazar në dyqanet luksoze të New York-ut. Shqipëria është vendi që jep ndihmë të ulet ekonomike në rajon, që ka braktisur qytetarët gjatë pandemisë. Ndërkohë që Rama i shpenzon paratë tona në një udhëtim kënaqësie. Turp!”, deklaron nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

SHKARKO APP