Pamje nga arrestimi i personave që mbyten me litar në fyt 23 vjeçarin
Pamje nga zhvillimi i operacionit të koduar “Bashkëfajësia”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit arrestuan 2 nga autorët e dyshuar të vrasjes së shtetasit R. D.
Ndërkohë, grupi hetimor i DVP Dibër vijon punën për kapjen e 2 autorëve të tjerë, të shpallur në kërkim. Burimet policore thanë se 23 vjeçarin e kanë mbytur me litar në fyt.
Babai i 23-vjeçarit ka treguar bisedën e fundit me të birin.
Ai ka zbuluar se Renisi i kishte thënë se po vinte në shtëpi, gjë që nuk ndodhi kurrë.
“Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën. Jam personi i fundit që ka komunikuar me djalin.
Të martën kemi folur bashkë për herë të fundit në orën 21:36 minuta. Me tha Babi po nisem për në shtëpi. I thash mirëardhsh.
Renisi po vinte për në shtëpi nga qyteti i Burrelit, një distancë që zgjat rreth 5 kilometra, por djali nuk më mbërriti kurrë në shtëpi”, tha ai.
Ndaj duhet ndëshkim maksimal për autorët e këtij krimi të pashembullt.
KOHA JONË SONDAZH

