Pamje të rënda, momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës
Gazetarja Lala siguroi për “News24” dhe “BalkanWeb” pamjet e tmerrshme, që tregonin momentin kur trupi i pajetë i Prengës nxirret nga resorti luksoz “Golden” dhe largohet me një furgon të bardhë, ndërsa tha në studio se ka pamje të reja, që tregojnë autorët me lopata dhe kazma, çka hedh dyshime të forta, që trupi i 49-vjeçarit të jetë groposur.
“Janë pamjet e para që dalin nga kamerat e resortit lukso “Golden”. Janë këto pamje, ku sipas hetuesve, shfaqen të gjithë personat që kanë marrë pjesë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës. Siç shihet nga fotot, tregohen të gjitha lëvizjet dhe veprimet që janë kryer me pengun. Personat që kanë marrë pjesë në pengmarrje fillimisht shkojnë në garazh të maskuar, nxjerrin trupin e pajetë të Prengës dhe më pas e zhdukin. Në këto foto, personat mbajnë maska e kapele, pra janë kujdes të mos identifikohen, por duke harruar kamerat e resortit.
Më pas, personat heqin rrobat, pastrojnë gjithë dyshemenë dhe automjetin, për të zhdukur gjurmët, dhe më pas i marrin të gjitha rrobat, i fusin në një thes të zi dhe i kanë djegur më pas. Ka dhe pamje, ku ata shfaqen me lopata dhe kazma, që ngre dyshime se ata e kanë varrosur trupin e pajetë. Çështja ka kaluar në kompetencë të SPAK, pasi ka dyshime të forta dhe prova që këta persona kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Mënyra si veprojnë me trupin e pajetë është makabre. Është një hetim i nisur që më 17 janar, kur Prenga u mor peng. Hetimi do të shtrihet në 3-4 qytete të vendit, ku janë përfshirë njëherësh disa grupe kriminale”, tha Lala.
“News 24” siguron pamje nga kamerat e sigurisë në bodrumin e resortit “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, ku shfaqen pengmarrësit dhe vrasësit e Jan Prengës, teksa largojnë trupin e pajetë të 49-vjecarit dhe përpiqen të fshijnë gjurmët e krimit. Siç shihet në foto, pengmarrësit fillimisht janë të maskuar.

Ata shfaqen më pas duke dëmtuar edhe kamerat e sigurisë, por pa ia dalë mbanë. Pamjet e fiksuara nga kamerat në bodrum, i dhanë mundësinë grupit të hetimit të të identifikojë dhe më pas të 5 prej të dyshuarve, tyre, si dhe të shpallë në kërkim disa të tjerë, ndërsa Ardian Doçaj u vetëdorëzua. Përmes pamjeve filmike, Policia e Tiranës arriti në konkluzionin se Jan Prenga është vrarë dhe dyshimet janë se trupi i pajetë i tij është groposur në rrethinat e Shijakut, edhe pse kërkimet e deritanishme për gjetjen e kufomës nuk kanë dhënë rezultat.
Hetimet për pengmarrjen u kryen nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim të ngushte me policinë e Shtetit. Institucioni i akuzës në kryeqytet ka larë duart tashmë nga kjo dosje duke ia kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, ndryshe SPAK, për faktin se ka dyshime të forta bazuar në prova, se autorët kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit në Kamëz dhe u fut në një automjet Range Rover, që i ishte vjedhur një këngëtareje tallavaje. Nga hetimet rezulton se rrëmbimi i tij u urdhërua nga krerët e disa grupeve kriminale, pasi vëllai i 49-vjecarit kishte zhdukur një sasi të madhe kokaine që vinte nga Ekuadori.
Dritan Rexhepi nga burgu i Ekuadorit, ku po vuan dënimin për trafik droge, dhe Gentian Doçi Funiqi, kontaktuan me familjarët e Jan Prengës dhe u kërkuan atyre që të detyronin vëllain të kthente mallin dhe më pas do të lirohej pengu. Pavarësisht se Astrit Prenga e ktheu sasinë prej 106 kg kokainë dhe pagoi shumën prej 700 mijë paundësh, grupet kriminale i zhdukën trupin e vëllait.
KOHA JONË SONDAZH





