Pampuri: Vjedhjet spektakolare dhe lajthitjet e Ramës po mbajnë peng Shqipërinë e shqiptarët

“Vjedhjet spektakolare dhe lajthitjet e Edi Ramës po mbajnë peng Shqipërinë e Shqiptarët”.

Kështu shprehet në një reagim të sajin në rrjetin social “Facebook”, ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri.

Sipas saj, nga dita e parë e qeverisjes se Edi Ramës, Shqipërisë ç’nuk i kanë parë syte e ç’nuk i kanë dëgjuar veshet. Pa Edi Ramën, Shqiperia do të jetë ndryshe. Modeli i tij nuk i përket asnjë qytetari të moralshëm dhe të ndershëm.

Postimi i plotë i Oriola Pampurit

Vjedhjet spektakolare dhe lajthitjet e Edi Rames po mbajne peng Shqiperine e Shqiptaret.

Nga dita e pare e qeverisjes se Edi Rames, Shqiperise c’nuk i kane pare syte e c’nuk i kane degjuar veshet

E groposi administraten, duke ‘nxjerre nga fundi i dheut’ drejtore e shefa me precedente penale, deputete te perfshire ne trafik droge e prostitucioni, e kryetare bashkish perdhunues e trafikante. Nga momenti qe erdhi ne pushtet nuk e provoi qofte dhe nje here te vetme veten te garonte ne nje gare te paster e me kandidate me figure te paster, por perkundrazi sapo afroheshin zgjedhjet gjente si me qiri kandidate nga me injorantet deri tek te inkriminuarit, duke i dhene dhe vete nga nje shtyse me parate e droges e duke i mbeshtetur me cuna problematike qe i nxjerr vete nga burgu ne kohe fushate. Sot, prej nje muaji i ben reklame punes se qeverise, ministrise se financave e tatimoreve, per suksesin e arritur kunder informalitetit, dhe ne kete aksion medemek perfshin dhe te vetet, per te shitur punen e padiferencuar te qeverise, ku para ligjit jane te gjithe njelloj.

Jo more “zoteri”, shqiptareve tashme u ka kaluar verberia nga hiri qe u hodhe per 6 vite me rradhe. Ti s’mund te mbulosh aferen e check up-it, s’mund te mbulosh aferat korruptive te rrugeve, te unazes se re, Milot-Balldren, Dukat-Radhime, tenderin korruptiv te teatrit, kullen e stadiumit, perfshi dhe stadiumin ketu, ku jane vjedhur qindra miliona euro ne kurriz te qytetareve. Sot shteti eshte ne prag falimentimi, arka e shtetit eshte thuajse bosh, borxhi publik eshte rritur dhe ti me dhune po vjel para, nga shezlongjet e hotelet, dhe kete ne menyre selektive apo paturpesisht, ne kembim te ndonje bakshishi te majme. Ky je ti, Edi Rama, nje hajdut patologjik qe e rrenove kete vend. Dy epoka do mbaj mend me dhimbje ky vend, ate te diktatorit dhe te pinjollit e pinjolleve te tij sot ne pushtet. Tetori eshte fundi yt, dhe dita kur Shqiperia do te marre kthesen e madhe. Moshapja e negociatave eshte largimi i panegociueshem i yti, Edi Rama, me deshiren tende ne rastin me te mire, dhe si domosdoshmeri me vullnetin e panegociueshem te qytetareve.

Shqiperia e Shqiptaret nuk durojne me arrogante e delirante, si ti qe pushtetin e perdorin per te permbushur nevojat e boshlleqet e veta duke u pire gjakun e varferuar qytetaret, duke perzene profesioniste te afte, te rinj e te reja e duke triumfuar lakuriq ne boshllek. Kjo eshte nevoja dhe deshira perverse e nje deshtaku si ti, fundi i te cilit do te shenoje historine.

Asnje hap pas.

Kushdo qe ben krahasime, analiza te thelluara filozofike, nuk eshte gje tjeter vecse paterice e nje deliranti patologjik. Pa Edi Ramen Shqiperia do jete ndryshe. Modeli i tij nuk i perket asnje qytetari te moralshem e te ndershem.

SHKARKO APP