Panariti: Mbështetje SHBA-së për të mos sjellë rrezikun e luftës pranë nesh
Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti deklaron se qëndrimi i SHBA kundër Iranit duhet mbështetur, si një mision që kërkon të mos sjellë rrezikun e luftës pranë Europës.
Në një postim në Facebook, ish-ministri sqaron se lëvizjet e fundit të Iranit për krijimin e bombës bërthamore janë të ngjashme me ato të Koresë së Veriut dhe SHBA synon që kjo të mos ndodhë.
Postimi i plotë i Edmond Panaritit në Facebook:
Mbështetje e forte e qartë dhe prere për Amerikën ndaj Iranit, për të mos e sjelle Korenë e Veriut ne Gjirin Persik dhe rrezikun e luftës pranë nesh.
Fakte:
1.Vitin që shkoi, Irani shkeli kuotën e uraniumit të pasuruar të përcaktuar në marrëveshjen e 2015.
- Ekspertët thonë se kjo i mundëson që brenda pak muajve të krijojë sasinë e uraniumit të pasuruar për të patur bombë bërthamore. Po vitin e kaluar regjimi i Teheranit, sulmoi cisternat e naftës ne gjirin e Omanit dhe goditi edhe një dron Amerikan. Nuk u mor shumë seriozisht, sepse disa eksperte e panë me tepër si lëvizje taktike dhe presion ndaj Amerikës dhe BE për të lehtësuar sanksionet.
Por lëvizjet e fundit te Teheranit në Irak e më gjerë, tregojnë për një synim “perfid” në avancimin e programit bërthamor, pikërisht sipas modelit taktik të Koresë e Veriut, e cila pavarësisht presionit ndërkombëtar, tashmë e zotëron armën atomike dhe është në pozita të reja me të forta presioni.
Prandaj mbështetje e forte e Amerikës për të ndaluar lindjen e Koresë së Veriut ne Gjirin Persik…”.