Panariti pret ambasadorin Khalil, diskutojnë për hapjen e eksporteve bujqësore drejt Egjiptit
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, priti të premten në një takim ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Khalil.
Ministri Panariti theksoi se Shqipëria ka ndjekur me vëmendje zhvillimin ekonomik të Egjiptit dhe shikon këtë treg si perspektive për hapjen e eksporteve të prodhimeve bujqësore shqiptare.
Në këtë kuadër, ai shprehu besimin se takimi i realizuar me ministrin e Bujqësisë së Republikës Arabe të Egjiptit, Essam FAYED, gjatë ministerialit e 13 Vendeve të Mesdheu, i organizuar nga CIHEAM dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave me 21-22 Shtator 2016 në Tiranë, ka nënvizuar disa drejtime konkrete për hapjen e eksporteve për fruta/perime të freskëta shqiptare.
Ministri Panariti informoi ambasadorin, Mohamed Khalil, për interesimin e fermerëve shqiptarë kultivues së disa varieteteve të mollës për të eksportuar prodhimet e tyre ne tregun egjiptjan. Në takim u ra dakort për organizimin e një takimi midis ekportuesve shqiptarë dhe atyre egjiptjan dhe për formalizimin e një marrëveshje në këtë drejtim.
Ambasadori egjiptian vlerësoi marrëdhëniet historike mes dy vendeve tona dhe nivelin mjaft të mirë të bashkëpunimit dypalësh, duke shprehur vullnetin e palës egjiptiane për forcimin e mëtejshëm të tyre.
Khalil siguroi ministrin Panariti për angazhimin e tij për hapjen e eksporteve të molleve shqiptare në tregun egjiptjan dhe për identifikimin e produkteve të tjera për të cilat ka kërkesë në vendin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

