Ish-kryeministri Majko paralajmëron humbjen e tij dhe të PS
Kryeministri Rama duke ndjerë humbjen e 25 prillit ka vendosur gjithë ikonat e PS nga fundi i listave, ku nuk kanë asnjë shans për tu bërë deputet. Me një djallëzi shembullore Edi Rama i ka futur në “vijën e zjarrit” emrat që nuk i do më, pasi i përdori e tani do ti hedhë përtej gardit të selisë së PS.
Edi Rama vendosi në listën e sigurtë të Tiranës Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin, duke lenë nga bishti i kavallit Pandeli Majkon dhe Fatmir Xhafën.
Praktikisht Pandeli Majkon e ka vendosur të 19-tin në Tiranë, ku nuk ka asnjë shans të fitojë. Aq më keq ka listuar Fatmir Xhafën, te 23-tin po në Tiranë. Blendi Klosin te 7-tin në Berat.
Asnjeri nuk ka shans fitore.
Ndërkohë ish-kryeministri Majko duke e kuptuar fare mirë se ky listim mbetet si karton i kuq nga Rama që ti nxjerrë jashtë loje qëkur PS-në e pushtoi sekti rilindas, ndaj ka thënë do largohet nga politika.
Ministri i Shtetit për Diasporën, ka lajmëruar largimin nga politika nëse nuk do të rizgjidhet si deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për Vizion Plus, Majko ka komentuar vendosjen e tij si të 19-n në listën e kandidatëve për deputetë dhe tha se ai mund të tërhiqet nëse nuk rizgjidhet si deputet dhe mund të fillojë një tjetër jetë.
Majko shtoi se ka dy diploma dhe se sipas tij, janë të mjaftueshme për të filluar një jetë të re.
“Padyshim do të filloj një jetë tjetër. Kam dy diploma, që besoj janë të mjaftueshme për të vazhduar përpara,”– u shpreh Majko.
Pas kësaj interviste dhe me 26 prill kur del rezultati, Pandeli Majko do marrë dy diplomat e tij për gjetur punë në qeverinë e re PD-LSI.
KOHA JONË SONDAZH

