Pandeli Majko, PD-së: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari për 500 mijë dollarët rusë!
Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend.
Në fjalën e tij deputeti socialist, Pandeli Majko, është përfshirë në debat me Enkelejd Alibeajn, për financimin e rus ndaj Partisë Demokratike në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha.
“E dini shumë mirë se është emëtuar lajmi i konfirmuar nga administrata amerikane se PD ka marrë 500 mijë dollarë nga fondet ruse. Tani ju lutem mirë do të ishte, që kur flasim për fondet europiane të flasim edhe për fonde antieuropiane. Përpara se t’i kërkoni llogari Beqës sonë, kërkojini llogari Beqes suaj dhe ky nuk është një faj individual dhe që mbyllet me idenë se proces gjyqësor nuk ka. Është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane, dilni këtu dhe jepni llogari”, tha Majko.