Pandeli Majko për Veliajn: Përveç fëmijës, çdo familjar i tij politik sot ka një urdhër nga Gjykata

Arrestimi i Erion Veliajt ishte tema kryesore e diskutimeve në këtë seancë parlamentare të kësaj pasdite. Ish-kryeministri dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko pati një replikë ndaj akuzave të PD-së.

”Ashtu si çdo koleg, ndihem në pozitë të vështirë, kjo përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur kolegut tim, Erion Veliajt. Përveç fëmijës, çdo familjar i tij politik sot ka një urdhër nga Gjykata.

Por asnjëri prej neve këtu nuk u ngrit dhe të akuzoj Altin Dumanin si mercenar. Nuk u çua që të akuzojë SPAK-un si organizatë kriminale, apo të akuzojë ambasadoren amerikane me një fjalor të pahijshëm, presidentin apo dhe ish-sekretarin e shtetit”,-tha Majko. Ish-kryeministri socialist tha se sejcili në familjen e tij politike dukej se kishte prangat në duar, pasi ai ka punuar e ndryshuar Tiranën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, kolegëve të PD-së u tha se do të shihen tek kutitë e votimit më 11 maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?