Pandeli Majko reagon për deklaratën e ministrit rus se në Ukrainë ka mercenarë shqiptarë: E paprecedentë!

Ministri Lavrov deklaroi sot se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Ukrainë, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe mbështësve të Moskës.

Lidhur me këto deklarata të kreut të diplomacisë ruse, ka reaguar ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv WON i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, shkruan Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?