Pandemia e Covid-19 dhe qeveria që thotë: Rrofsha unë/ Vasili: Asnjë parametër nuk është ulur
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se menaxhimi i pandemisë së Covid-19 në Shqipëri, ka ecur në rrugën e spontanitetit, improvizimeve të ditës. “Kujdesi i vetëm që qeveria dhe Rama kanë pasur nuk ka qenë jeta e njerëzve, por vetëm sllogani “Rrofsha unë”. Nderkohe që rastet nga fillimi i pandemisë rastet rriten me rreth 40 herë, qeveria vazhdon me “Rrofsha unë”. Që nga vënia e detyrimit e gjobave për maskat rastet rriten më herë këta vazhdojnë me “Rrofsha unë””,-shkruan Vasili në facebook.
Postimi i plotë
Menaxhimi i pandemisë në Shqipëri, ka ecur qartazi në rrugën e spontanitetit, improvizimeve të ditës dhe askurrë në kriterin mbretereshë të veprimeve bazuar në evidencë. Masa kufizuese butaforike gjithmonë pa rezultat dhe për më keq me rezultate gjithnjë e më negative, që e kanë bërë natyrshëm publikun mosbesues dhe jo bashkëpunues. Autoblindat në vend të testimeve, financim minimal disa herë më i vogël edhe se Kosova, një numër 127 në vend të mobilizimit të sistemit primar pra mjekut të familjes, shkëputje të mjekut nga pacienti, kaos organizativ dhe më e shëmtuara propagandë violente, deri në idiotësi në vend të masave konkrete ky ka qenë lejtmotivi i sjelljes së qeverisë në pandemi.
Kujdesi i vetëm që qeveria dhe Rama kanë pasur nuk ka qenë jeta e njerëzve, por vetëm sllogani “Rrofsha unë”. Nderkohe që rastet nga fillimi i pandemisë rastet rriten me rreth 40 herë, qeveria vazhdon me “Rrofsha unë”. Që nga vënia e detyrimit e gjobave për maskat rastet rriten më herë këta vazhdojnë me “Rrofsha unë”.
Testimet rriten vetëm 2 herë dhe rastet 40 herë, këta vazhdojnë me “Rrofsha unë”. Fillojnë të flasin për mjekun e familjes tetë muaj pas fillimit të pandemise dhe prap “Rrofsha unë”. Asnjë parametër i pandemisë nuk është ulur. Vdekjet janë shtuar, duke mos zbatuar edhe qëndrimin e OBSH për to, që kërkon “Covid-19 duhet të shënohet në certifikatën e shkaqeve të vdekjes, për të gjitha rastet në të cilat sëmundja (COVID 19) ka shkaktuar, ose mendohet të ketë shkaktuar ose kontribuar në humbjen e jetës”.
Këmbengulja e Qeverise dhe çdo perfaqesuse te saj, qe si papagalle te tromaksur perserisin refrenin: “i kemi bere te gjitha, kemi mijra strategji gati”, etj broçkulla si keto, kane perballe nje realitet te hidhur, qe flet vete ne menyre dramatike dhe ku mijra qytetare nuk bejne dot nje tampon apo rrijne me ore te tera neper autoambulanca perballe spitaleve ku nuk shtrohen dot. Sllogani i qeverise “Rrofsha une” eshte sa butaforik dhe qesharak aq edhe tragjik sepse mijra qytetare luftojne per jeten te pa u mbeshtetur nga qeveris. Beteja per jeten nuk fitohet me “Rrofsha une”.