Panele diellore për familjet, Rama: Çelet thirrja e parë, subvencionim 70% nga qeveria

Komsumatorët familjarë që dëshirojnë të vendosin panele diellore për ngrohjen e ujit dhe të përfitojnë subvencionim nga qeveria Rama duhet të aplikojnë. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook, thotë se ky është programi i ri i qeverisë që do të subvencionojë 70% të financimit.

Panelet diellore për ngrohjen e ujit për abonentët familjarë do të ndikojnë pozitivisht në uljen e konsumit të energjisë elektrike.

“Çelet thirrja e parë për programin e ri të qeverisë për subvencionim me 70% të financimit, për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit. Kështu kursehen 20% nga fatura juaj mujore e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE do të menaxhojë këtë proces”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?