Panik në Norvegji, një burrë godet me shigjeta qytetarët. Ka viktima
Të vrarë dhe të plagosur nga një sulm brenda një supermarketi në Norvegji, aty ku një burrë qëlloi qytetarët me shigjeta.
I dyshuari u kap pas sulmit në qytetin Kongsberg, 80 milje (80km) në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo. Ai nuk pranoi të komentojë numrin e viktimave, por tha se kishte “disa skena krimi”.
Raportet e mediave thonë se sulmuesi sulmoi brenda një supermarketi Coop Extra në anën perëndimore të Kongsberg. Në vendngjarje kanë shkuar disa ambulanca, helikopterë si dhe makina policie.