Panik në PS-në e Tiranës, mbledhje urgjente pas takimeve të Kryemadhit dhe Kërpaçit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi ditën e sotme një sërë takimesh me të rinjtë në zonën e Kombinatit në Tiranë. Kryemadhi foli për programin e rinisë, si dhe prezantoi kandidaten për deputete në këtë zonë, kryetaren e LRI-së, Floida Kërpaçi.
Pjesëmarrja masive e të rinjve në takimet e LSI ka shqetësuar Partinë Socialiste.
“Koha Jonë” mëson se numri i madh i të rinjve që ishin në aktivitet e LSI sot në Kombinat ka vënë në alarm strukturat socialiste të Rilindjes dhe qeverinë.
Mësohet se pas mesditës, drejtuesit e PS kanë urdhëruar një mbledhje urgjente me koordinatorët e PS në Kombinat, ku u kanë kërkuar llogari për rënien e mbështetjes së PS tek të rinjtë.
Për të zbehur takimet e LSI, drejtuesit e PS kanë sponsorizuar në media sulme kundër përfaqësuesve të LSI dhe ndaj kandidates Floida Kërpaçi. Gjithashtu, për të zbehur mbështetjen masive që LSI ka në kombinat, zyrtarët e PS kanë urdhëruar dhe mediat që të mos pasqyrojnë takimet e zhvilluara ditën e sotme. Ndërkohë që kryeministri ka qenë më shumë se 5 orë live në televizionet kryesore ku jepte intervista për gazetarët e ERTV, takimet politike të LSI me urdhër nga PS janë censuruar nga pjesa më e madhe e mediave.