Paniku nga tërmeti i fuqishëm, njerëzit qëndrojnë në makina (VIDEO)

Thuajse e gjithë Tirana ka dalë në rrugë nga paniku i përhapur pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që shkundi Shqipërinë. Videot e siguruara nga Koha Jonë tregojnë sesi njerezit janë larguar nga banesa e tyre dhe qendrojnë në makinë nga frika se mos përsëritet tërmeti.

Nga të dhënat zyrtare raportohet se një tërmet po bie në thuajse çdo 10 minuta. Kështu, i fundit raportohet në orën 07:36. Tërmeti i parafundit është shënuar në orën 07:27, ndërsa të tjerët siç vijon: 07:54; 06:44; 06:20; 06:08; 05:56; 05:50; 05:48.

Pas tërmetit me magnitudë 6.3 ballë vendi ynë është goditur edhe nga 21 tërmete të tjera. Intensiteti i goditjeve ka qenë në zbritje, ku më i forti ishte ai i një ore më parë me magnitudë 5.4 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?