Papa Françesku “përqafon” shkencën: Evolucioni dhe Big Bangu janë të sakta
Sipas Papës, teoria e evolucionit dhe ajo e Bing Bang-ut janë të sakta sepse zoti nuk është magjistar. “Teoria e evolucionit dhe ajo e Big Bang-ut janë të sakta sepse Zoti nuk është një magjistar me shkopin magjik. Kur lexojmë apo flasim për krijimin dhe fillesën rrezikojmë të imagjinojmë Zotin si magjistar me një shkop magjik në dorë në gjendje për të bërë gjithçka. Kjo s’është e vërtetë”, ka deklaruar kreu i Kishës Katolike gjatë një fjalimi në Akademinë e Shkencave të Selisë së Shenjtë.
Ati i Shenjtë u shpreh se evolucioni nuk bie ndesh me nocionin fetar të krijimit, sepse që të ketë evolucion, nevojitet krijimi i qenieve që më pas të evoluojnë. Qëndrimi i Papa Françeskut përafrohet me atë të Papa Piut XI, i cili mirëpriti dy teoritë shkencore, por edhe me atë të Papa Gjon Palit II që deklaroi se evolucioni ishte më shumë se një hipotezë.