Paralajmërimet për deputetët, SHBA: Donim të ishim të qartë
Mesazhi i ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu pak ditë nga votimi i reformës në drejtësi, se do të kishte pasoja negative secili deputet në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara nëse do të votonin kundër, ka qenë një mesazh i qartë dhe i prerë nga Washingtoni.
“Donim të ishim të qartë që të mos kishte asnjë keqkuptim më pas”, thuhet në një reagim për ‘Ora News’ nga zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee.
“Ambasada i diskutoi këto pasoja me partitë politike sipas udhëzimeve specifike nga Washingtoni”, thuhet më tej.
Në reagim përgëzohet edhe parlamenti që e miratoi këtë reformë jetike dhe përgëzoi popullin e Shqipërisë që kërkoi ndryshim.
KOHA JONË SONDAZH

