Paralajmërimi i ambasadës amerikane në Tiranë: Nëse Rusia pushton Ukrainën, janë në rrezik…

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar sërish në lidhje me situatën e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës në facebook, sillet në vëmendje deklarata e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku theksohet se nëse Rusia pushton Ukrainën, vendosen në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt.

Njoftimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:

“Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas? Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada.” Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

SHKARKO APP