Paralajmërimi i astrologes Meri Shehu për Metën, Ramën dhe Bashën

Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare.

Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.Kryeministri Edi Rama mundi të përballojë aksionin e fortë opozitar zhvilluar përmes protestave me molotov poshtë zyrës së tij dhe gjuhën e fortë me tone kërcënuese që vinte nga presidenca.

Por si do të jetë viti politik 2020? Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga Top Channel, bën këtë parashikim për të parin e maxhorancës qeverisëse.
MERI SHEHUGaforret janë në pozicion të vështirë këtë vit në atë të fundit nga Parashikimi që kam bërë për renditjen. Kjo do të thotë që s’janë në pozicion komod do tu duhet shumë punë shumë lodhje bashkëpunime nga disa gjëra do të tërhiqen dhe për disa gjëra do të bëjnë marrëveshje. Është vit marrëveshjesh. Nëse nuk arrinë marrëveshje gaforret janë në vend të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Po për herë të parë në historinë e Shqipërisë parlamenti mori nën hetim me qëllim shkarkimin e presidentit të republikës me pretendimin e shkeljes së kushtetutës.

Pyetjes nëse zoti Meta do ta vijoj detyrën si president apo do të shkarkohet në 2020 astrologia Meri Shehi i jep këtë përgjigje.
MERI SHEHU-Dua të them për parantezë se Ilir Meta kishte vendosur me 8 dhjetor të bënte një referendum popullor. Nuk po flitet më për referendum popullor se u fut gjendja e jashtëzakonshme. Një natë përpara se të ndodhte tërmeti i kam shkruajtur Tedi Blushit dhe i kam thënë që keni këtë referendum se Ilir Meta do të bashkohet me Edi Ramën. Të nesërmen ra një tërmet i madh jo se unë e parashikova tërmetin por kisha kuptuar forcat se këta të dy gjithsesi do të ndodhte diçka që të bëheshin bashkë. Nuk i besoj ndasive të mëdha në politikën shqiptare. Nuk ndodhin nuk besoj të ndodhin shkarkime. Këta kanë interesa të ndërsjella dhe them se këta bashkë do të jenë në 2020. Kjo bëhet në të mirë të Shqipërisë gjithsesi.

Si do të jetë 2020 për Lulzim Bashën? Astrologia Meri Shehi i jep këtë përgjigje:
MERI SHEHU-Binjakët kanë patur një 2019 të vështirë. Ka kohë që e them se 2019 ishte e vështirë për Binjakët por ky është një vit që do të mbledhin para, energji ose bazë ekonomike për të arritur një kulm në 2021. Mendoj që 2021 ti nxjerrë përpara. 2020 është akoma krijimi një baze.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?