
Presidenti Ilir Meta reagon pas deklaratës së fortë të reporterit për Shqipërinë në Bundestag, Christian Schmidt, i cili paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nuk duhet të bëjë ndryshime kushtetuese pa opozitën jashtëparlamentare.
Kreu i Shtetit thekson se është koha për të dëgjuar avokatët e besuar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
“Koha për t’i dëgjuar avokatët më seriozë dhe më të besueshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë! ????”, shkruan Meta.
