Parashikimi i Spahiut: Në nëntor zgjedhje të parakohshme
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet më të fundit politike dhe kryesisht aleancën PSLSI. Në "News 24, ai tha se mes Ramës e Metës ekziston tashmë një marrëdhënie mosbesimi e cila pritet të reflektohet me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Nëntori ose dhjetori është periudha kur mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme, që mbahen në maj apo qershor”. Duke komentuar takimin RamaMeta, Spahiu tha se aty u diskutua për të ndryshuar disa ministria, mes tyre edhe Saimir Tahiri. Spahiu shkoi më tej kur tha se, Rama i ka kërkuar Metës ministrinë e Drejtësisë në Këmbim të ministrisë së Brendshme. “Edi Rama kërkoi armëpushim një lloj paqeje të përkohshme me Ilir Metën. Në takimin me Metën folën për shkarkimin e disa ministrave përfshi edhe Tahirin. Rama do të marrë në dorë ministrinë e Drejtësisë për të bërë zap KLDnë, do të lëvizë Prokurorin për shkak të ndryshimeve Kushtetuese dhe të marrë në dorë prokurorinë për ta arrestuar Metën. Rama ka strategjinë e Enverit”, tha Spahiu.
KOHA JONË SONDAZH

