Parid Cara: Zgjedhje të parakohshme, s’ka rrugë tjetër

Deputeti i Partisë Socialiste që përfaqëson në Kuvend Kavajën, Parid Cara, në një postim të hedhur në rrjetin social Facebook ka thënë se kundërshtitë e opozitës për miratimin Reformës në Drejtësi nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Ja statusi i plotë që Parid Cara ka hedhur në faqen e tij në Facebook:

“Çdo ditë që po kalon po bëhet e qartë që Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk kanë ndërmend ta votojnë Reformën në Drejtësi. Ata nxjerrin arsye nga më të ndryshmet, përherë nga një të re, si e si të mos e votojnë këtë detyrim që ne kemi përballë qytetarëve shqiptarë. Të gjithë e dinë tashmë që halli i tyre i madh është të mos ia lënë Operacionit Ndërkombëtar këtë proces. Basha dhe Berisha i tremben ‘të huajve’, pasi e shkuara e tyre është e mbushur me njolla të zeza që askush nuk i pastron dot. Në këto kushte, unë mendoj se ne nuk kemi rrugë tjetër: ne duhet të bëhemi gati, duhet të nisim sa më shpejt përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, përfshi këtu edhe referendumin për miratimin e Reformës në Drejtësi. Rrugë të mesme nuk ka”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?