Parkut të Liqenit i shtohen 79 pemë të reja, Veliaj: Synojmë të mbjellim 100 mijë fidanë

Parkut të Liqenit Artificial i shtohen edhe 79 pemë të reja. Shoqata e basketbollit për fëmijë “KaraiBasket”, klubit sportiv “Albanët” dhe përfaqësues të Intesa Sanpaolo Bank Albania, iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit Erion Veliaj për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet.

Kryebashkiaku Veliaj tha se falë punës në këto 8 vite, jo vetëm janë çliruar hapësirat e zëna, por janë shtuar edhe sipërfaqet e mbjella. “Ne na bashkon dashuria për qytetin. Pavarësisht punëve që bëjmë, na bashkon parku, na bashkojnë rrugët, na bashkon qyteti, dëshira për oksigjen dhe gjelbërim. Edhe vetë e kisha harruar sa punë është bërë dhe sa mijëra pemë janë mbjellë në pjesën jugore të Parkut të Liqenit. E kemi dyfishuar parkun, kemi liruar të gjitha hapësirat e zëna. Është shumë e lehtë ta marrësh për të mirëqenë hijen që bën sot një pemë, por duhet të kujtosh se dikush i mbolli ato para 7-8 vitesh. Pemët që mbjellim sot, ndoshta nuk do të bëjnë hije për ne, por për brezin tjetër që do të vijë, për çuna e goca të rinj që do të transferohen në këtë qytet, për gjeneratën e ardhshme”, deklaroi ai.

Veliaj u shpreh se synimi është mbjellja e 100 mijë pemëve të reja deri në fund të sezonit. “Unë ndihem i bekuar që në këtë qytet ka kaq shumë solidaritet dhe pavarësisht punës që bën, secili mendon të lërë një shenjë, të hedhë rrënjë në qytet. Ne duam që deri në fund të kësaj stine të kapim targetin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella. Kemi kohë deri në prill për këtë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?