Parlament/ Kryeministri lajthit dhe sulmon me fjalë fyese Presidentin e Republikës

Kryeministri Edi Rama sulmoi nga foltorja e Kuvendit Presidentin e Republikës. Me tone jo normale ndaj kreut të shtetit, Rama tha se nuk ka çfarë u thotë deputetëve në Kuvend për gjuhën e përdorur, kur kreu i shtetit, sipas tij, nuk respekton detyrën që mban.

Rama tha se kreu i shtetit “nuk ka kapacitetin mendor për të respektuar detyrën që mban”, pasi sipas tij foli kundër qeverisë në takimin me drejtuesin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

“T’i harrojë Ilir Meta që del dhe flet në emër të Kushtetutës, në emër të shqiptarëve, me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL, por nuk i shkon me deputetët e PS, nuk i shkon me popullin shqiptar; që do afishoka emrat e deputetëve dhe do merrka jo vetëm kosto politike, por edhe kosto personale. Në çfarë mënyre? Me cilat mjete të dhunshme? Apo me ato armët që do rrëmbeheshin në 2017-ën”,- tha kryeministri Edi Rama.

Rama sulmoi deputetët e opozitës parlamentare që kundërshtojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor duke u shprehur se nuk i bëjnë përshtypje sharjet e tyre, pasi si nuk ka frikë nga origjinali (opozita reale) dhe jo më nga kopjet e tyre.

Kryeministri Edi Rama tha se ndryshe nga sa mendojnë qytetarët ai nuk është diktator, sepse i lë njerëzit të flasin edhe kundër tij.

(Lajmi në përditësim)

Lexoni edhe….

SHKARKO APP