”Parlamenti është totalisht i shpartalluar”, Vasili: Nikolla të fillojë procedurat e përjashtimit të deputetit Rama

27 deputetë të PS-së kërkojnë përjashtimin nga seanca plenare të kryedemokratit Sali Berisha, edhe pse kërkesa e tyre është e çuditshme. Kjo pasi në kërkesë theksohet se gjuha e përdorur nga Berisha jashtë Kuvendit është joetike, kur në fakt Parlamenti ka përgjegjësi për çfarë flitet aty.

Deputeti Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se Parlamenti është totalisht i shpartalluar për shkak të kapjes nga rilindja duke shkelur Rregulloren dhe çdo procedurë të rregullt parlamentare.

”Lindita Nikolla duhet të fillojë procedurat e përjashtimit të deputetit Rama për shkak të refuzimit të hapur publik të dhënies llogari në Parlament dhe të përgjigjes në interpelancë”,-thotë më tej Vasili.

Postimi i plotë

Seanca e djeshme e Kuvendit u provokua në mënyrë ordinere nga regjia Nikolla-Balla, përmes një deklarate të ca grave deputete rilindase të shqetësuara, ndaj kjo seancë është Nul.

Këto gra ishin gjoja të shqetësuara për një intervistë të Sali Berishës në një Tv privat, ku nuk përmendej asnjë grua, përveç Erion Veliajt, që akoma nuk rezulton të jetë një grua dhe që pa asnjë lidhje me seancat parlamentare.

Lindita Nikolla në mënyrë të çmendur kërkon të kthejë parlamentin në censure politike të veprimtarise politike të deputetëve duke renduar në mënyrë skandaloze pozitën e saj.

Parlamenti është totalisht i shpartalluar për shkak të kapjes nga rilindja duke shkelur Rregulloren dhe çdo procedurë të rregullt parlamentare. Pretendohet pushtimi i foltores së Kuvendit, kur kjo foltore as nuk funksiononte fare sepse mikrofoni ishte i djegur e pa zë.

Lindita Nikolla duhet të fillojë procedurat e përjashtimit të deputetit Rama për shkak të refuzimit të hapur publik të dhënies llogari në Parlament dhe të përgjigjes në interpelancë.

SHKARKO APP