Parlamenti i ri, Lubonja: Nuk besoj se do të ketë përplasje, Rama do opozitë fasadë

Edhe pak ditë dhe nis jeta politike së bashku me Parlamentin e ri dhe me mandatin e 3-të qeverisës nga Edi Rama. Analisti Fatos Lubonja, thotë se nuk beson se do ketë përplasje, ashtu siç sipas tij ka pasur vetëm retorikë, propagandë e show politik. Për të kryeministri  do një opozitë fasadë.

”Problemi kryesor që kemi pasur ne, i paqes dhe përplasjeve, prej kohësh kanë qenë më shumë retorika, propagandë, show politik dhe jo paqe e përplasje të vërteta, as përplasje në kuptimin e interesave të ndryshme, siç qe për shembull ’97, kur ishte një popull i grabitur kundër qeverisë. Kanë qenë përplasje sallonesh, parlamentare, mediatike, të shtirura.

Ne kemi kohë që bëjmë show dhe këtë show duket se e ka fituar Edi Rama, i cili në një farë mënyrë duket se nuk do më as këtë përplasjen retorike që ka qenë deri tani, por do të sundojë i qetë, i patrazuar.

Mund të jetë përplasje në kuptimin e debateve parlamentare, disa figura që do dalin, por shpesh herë këtë figura bëjnë dhe retorikë, kujtojmë Blushin, Ramën, Nanon. Të gjitha këto kanë qenë skenarë mashtrues që ndoshta do të vazhdojnë, por do doja të kishte përplasje të vërteta.

Njerëz që të ngrihen dhe vërtetë të përplasen me një regjim të korruptuar, të kapur nga oligarkia, nga krimi i organizuar që po shkatërron Shqipërinë dhe jetën e njerëzve, por nuk besoj se do ketë përplasje”,-tha për ”News24”.

SHKARKO APP