Parlamenti miraton procedurën për zëvendësimin e Elivar Golemit
Dy ditë më parë ky projektvendim u miratua në komisionin e Ekonomisë dhe pasi të marrë votat e Kuvendit pritet të pasohet me zyrtarizimin e kandidatëve për këtë post.
Mazhoranca ka miratuar pak javë më parë edhe projektvendimin për procedurën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Një tjetër pikë e rëndësishme e axhendës së sotme të Kuvendit është edhe Interpelana me Kryeministrin Rama kërkuar nga deputeti Vangjel Dule, lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve si dhe politikat e qeverisë në kuadër të proceseve të integrimit.