Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet qeverinë e re të Kosovës

Krijimi i qeverisë së re sipas saj, është një zhvillim i shumëpritur nga të gjithë, brenda dhe jashtë Kosovës duke i dhënë fund një periudhe të gjatë bllokimi që vijoi mbas zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

“Partia Demokratike ka besim se ndërtimi i qeverisë me bazë të gjërë do t’i shërbejë më së miri interesave të qytetarëve të Kosovës, ndërmarrjes së reformave të rendesishme për përshpejtimin e procesit të integrimit Europian dhe liberalizimit të vizave, njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës dhe antarësimit në organizatat ndërkombetare; si dhe forcimit të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal duke vijuar dialogun dhe zbatimin e marrëveshjes historike të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrdhënieve ndërmjet të dy vendeve”, deklaron gjithashtu kjo forcë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?