Partia Demokratike: Korrupsioni e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave
Partia Demokratike, përmes deputetit Dashnor Sula, deklaroi sot se korrupsioni ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave.
Duke iu referuar raportit të DASH, Sula tha se ky raport e përcakton Shqipërinë edhe për vitin 2021 si një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane.
Deklarata e Partisë Demokratike
Departamenti Amerikan i Shtetit e përcakton Shqipërinë edhe për vitin 2021 si një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane.
Ky është vlerësimi edhe për vitin 2021 në Raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike!
Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”, “mungesa e sundimit te ligjit, korrupsioni i larte dhe niveli i lartë i papunësisë janë nxitësit kryesorë” të kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri thuhet ne raport
Qe prej vitit 2014 me mbështetjen e qeverise se Edi Ramës, Shqipëri u kanabizua dhe u shndërrua ne Kolumbinë e Evropës. Ajo çfarë ne e denoncuam qe ditën e pare u vërtetua. Sot ministri i brendshëm Edi Ramës është ne burg, por rrjetet kriminale te trafikut te drogës vazhdojnë te funksionojnë me miratimin dhe nen mbrojtjen e tij
Ata i duhen Edi Ramës, pasi përdoren në zgjedhje për të marre vota përmes kërcënimit, intimidimit dhe blerjes se votave. Edi Rama ka vene ne pozicione kyçe te qeverisjes persona te lidhur me krimin dhe trafiqet!
Korrupsioni i përhapur kudo, ka krijuar në Shqipëri parajsën e pastrimit te parave te krimit, trafikut te drogës e qenieve njerëzore.
Sipas raportit sektori i ndërtimit, i pronave të paluajtshme dhe përfshirja në sipërmarrje janë, ndër metodat më të përhapura të pastrimit parave. “Ndërsa shumica e objekteve të lojërave të fatit u mbyllën dhe u shpallën të jashtëligjshme në vitin 2019, legjislacioni ende lejon lojërat në kazino në hotelet me pesë yje. Bastet online, edhe pse të paligjshme, përsëri ndodhin përmes platformave të vendosura jashtë Shqipërisë”.
Raporti vë në dukje dhe mungesën e zbatimit të ligjit ndërsa thekson se “Shqipëria duhet të zbatojë në mënyrë efektive ligjet, të ushtrojë funksione efektive mbikëqyrëse, të përmirësojë bashkëpunimin mbikëqyrës dhe ligjzbatues dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet e policisë dhe prokurorëve të saj për t’u fokusuar në korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimet ekonomike. Përkundër një numri të konsiderueshëm të hetimeve të pastrimit të parave në vitet e fundit, numri i ndjekjeve penale të lidhura me të, mbetet i ulët” – thekson raporti.
Pavarësisht kambanave të forta të alarmit dhe reagimeve të përvitshme të DASH qeveria shqiptare nuk bën asnjë përpjekje serioze për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sepse për këtë qeveri interesi i një grushti njerëzish prevalon ndaj interesit të shtetit dhe qytetarëve, për këtë qeveri prodhimi i parave të pista për organizatën e saj vlen më shumë se shkretimi i përditshëm qe po i behet Shqipërisë për shkak të pabarazisë, papunësisë dhe varfërisë.
Është për të ardhur keq, që edhe pse vitet kalojnë vlerësimi sa i përket Shqipërisë si vend prodhues dhe transit i lëndëve narkotike, mbetet i njëjti.
Edi Rama e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në Evropë.
Ka vetëm një forcë që mund të luftojë për të mirën e shqiptarëve dhe jo të baronëve të drogës, kjo forcë është Partia Demokratike.