Partia Demokratike: Qeveria, asnjë plan për zonat e përmbytura

Kjo deklaratë mbërriti sot nga selia e kësaj force politike, duke shtuar se ajo dënon “reagimin me vonesë dhe të pakordinuar të qeverisë, e cila si gjithnjë është prezente në ekran por mungon aty ku duhet, aty ku njerëzit kanë nevojë”.

“Qeveria dhe Edi Rama, vihen në lëvizje vetëm kur moti i keq shkakton viktima. Asnjë plan prej tyre për të marrë masa parandaluese, asnjë vizion për këto zona që gjithnjë vuajnë nga reshjet dhe nga moti i keq i dimrit”, cilësoi zëdhënësja e PD-së.

Duke i kërkuar publikisht kryeministrit të marrë masa të menjëhershme për zgjidhjen e situatës së rënduar, të marrë masa parandaluese, “që për shkak të neglizhencës së qeverisë të mos kemi më viktima dhe ngjarje të rënda si ato që ndodhën mbrëmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?