Partia Demokratike: Rama dhe Berisha janë njësoj!
Partia Demokratike ka reaguar për deklaratat kreut të PD-së Lulzim Basha, të bëra nga kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e djeshme në emisionet Opinion dhe Open.
Në reagimin e saj, PD thekson se të vetmin që po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin janë Rama dhe Berisha, duke shtuar se ndërsa dëgjon njërin të kujtohet tjetri, pasi flasin të gjuhë në mbrojtje të interesave të tyre.
“Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën”, shkruan PD.