Partia e Lirisë kërkon rinumërimin e votave në Kavajë, aty ku PD fitoi. Blushi: Dyshime për parregullsi

Pas Partisë Demokratike, edhe Partia e Lirisë konteston rezultatin e 11 majit në vend, përkatësisht në Bashkinë e Kavajës. Por kontestimin PL e ka në bashkinë ku fitoi PD, dhe a tregon kjo një krisje të koalicionit? Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka depozituar kërkesën zyrtare në KQZ për rinumërimin e votave në Bashkinë Kavajë. ”Të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, thuhet në kërkesën e PL drejtuar KQZ-së.

“Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në funksion të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor, ju drejtohemi me këtë kërkesë për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për të gjitha njësitë administrative që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë, konkretisht:

· Njësia Administrative Kavajë

Swiss Digital Desktop Reklama

· Njësia Administrative Golem

Swiss Digital Mobile Reklama

· Njësia Administrative Synej

· Njësia Administrative Helmas

· Njësia Administrative Luz i Vogël

Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshme mbi parregullsi gjatë procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, shkruhet në kërkes

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?